Categories
Njoftime

Mbi zhvillimin e provimit për radioamatorët

Në zbatim të Rregullores “Për shërbimin radioamator në Republikën e Shqipërisë”, si dhe të Urdhrit nr. 205, datë 19.10.2026, të Titullarit të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), dhe në vijim të aplikimeve të paraqitura nga kandidatët për pjesëmarrje në provimet për nivelet Bazë, Novice, HAREC dhe provimin e kodit Mors, AKEP njofton organizimin dhe zhvillimin e provimeve sipas kalendarit të mëposhtëm:

  • Datat 27- 28 tetor 2026, ora 10:00: Zhvillimi i provimeve për nivelet Bazë, Novice dhe HAREC.
  • Data 29 tetor 2026, ora 10:00: Zhvillimi i provimit të kodit Mors.

Provimet do të zhvillohen në ambientet e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), në adresën: Rruga “Reshit Çollaku”, Tiranë, salla e mbledhjeve, kati i dytë.

Përmbajtja dhe tematika e provimeve do të bazohen në përcaktimet e Rregullores “Për shërbimin radioamator në Republikën e Shqipërisë”, në Rekomandimin CEPT T/R 61-02, si dhe në Raportin ERC 32/1994, të ndryshuar në vitin 2016, sipas nivelit përkatës të provimit.

Çdo kandidat duhet të paraqitet në vendin e zhvillimit të provimit i pajisur me një dokument identifikimi të vlefshëm (kartë identiteti ose pasaportë).

AKEP fton të gjithë kandidatët që kanë aplikuar për pjesëmarrje në provim të respektojnë datat dhe oraret e përcaktuara për zhvillimin e tij.